Zakynthos

Zakynthos

4 ditë, All Inclusive

4 ditëNga €139
Nga€139/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

Maj: 07-10€139/personi (All Inclusive)
Maj: 21-24€159/personi (All Inclusive)
Maj: 28-31€169/personi (All Inclusive)
Korrik: 04-07, 08-11€339/personi (All Inclusive)

Programi i Udhëtimit

1

Tiranë, Zakynthos

Nisja nga Tirana ne oren 19:00, 20:00, 22:00 nje dite para dates se nisjes. (Ne varesi te orarit te tragetit) Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Kalimi i doganes ne piken kufitare Kakavije. Pas kalimit te kufirit do te perdorim autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos. Rreth drekes mberritja dhe akomodimi ne hotel. Pushim. Pas konsumimit te darkes vizite ne qender te sheshit Solomos.

2

Navagio Beach (Shipwreck Beach)

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit marrim anijen qe ben shetitjen rreth e qark gjithe ishullit te Zakynthos, ku vizitohen: Shpella e Delfinave, Fytyra e Poseidonit e gdhendur ne Shkemb, Navagio Beach (Plazhi me i famshem i ishullit), Shpella Blu, Shpella Keri, Xyriai (plazh kurativ), Porti San Nikola, Tsilivi. Kjo shetitje e mrekullueshme mbaron rreth ores 17:00 dhe ka nje kosto extra prej 35 euro per person. Kthimi ne hotel. Mbremje e lire. (Personat qe nuk kane deshire te jene pjesmarres ne udhetimin me anije mund te shfrytezojne plazhin afer hotelit) Plazhi Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh por do jete ndalese panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit.

3

Ishulli i Breshkave Carreta-Carreta

Mengjesi ne hotel. Me pas nisemi per tek anijet qe bejn lundrime te dedikuara per tek ishulli i breshkave. Pervecse tur rreth ishullit Marathonisi per te pare breshkat Carreta Carreta (Simboli i ishullit te Zakynthos) gjithashtu ne ate vend fantastic kemi mundesi qe te bejm edhe plazh. Anija per ne ishullin e breshkave ka kosto extra 25 euro per person. Kthimi ne hotel. Pasdite e lire.

4

Zakynthos, Tiranë

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Shqiperise, perseri nepermjet autostrades IONIAN ROAD. Kthimi per ne Tirane me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Fundi i sherbimit tone.

Informacione rreth Hotelit

Hotel Alexander The Great 4* Hotel Alexander gjendet në qendër të Laganas, pranë bareve dhe restoranteve. Vendodhje ideale për personat që preferojnë pushime aktive gjithashtu dhe gjatë mbrëmjes. Plazhi më i afërt është vetëm 250 metra nga hoteli. Përfshin 185 dhoma, 1 ndërtesë, 3 kate, 3 ashensorë, recepsion 24h; restorant, kuzhinë greke, 2 bare: në holl dhe pranë pishinës. Ajer i kondicionuar, FREE WiFi, FREE

Përfshirë në çmim

  • Transporti me automjet komod
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • All inclusive (mëngjes+drekë+darkë+pije)
  • Akomodimi në hotel

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Lundrimi me Anije €35/person (opsionale)
  • Trageti Kyllini-Zakynthos €25, e detyrueshme
  • City Tax €10 dhoma/natë (e detyrueshme)
  • Ishulli i breshkave €25/person (opsionale)

Politikat e Fëmijëve

  • 1 fëmijë nga 0-2.99 vjeç, FALAS
  • Fëmijët nga 3-11.99 vjeç, 50% ulje

Shënime të Rëndësishme

  • Akomodimi në dhomë teke (single) paguan 75% më shumë.
  • Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 20 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet ose nuk zëvendësohet agjencia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
  • Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 15 Euro/person, vendet e dyta kanë kosto 10 Euro/person, vendet e treta kanë kosto 5 Euro/person.
  • Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë përpara udhëtimit.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI