Vjenë dhe Pragë
Vjenë, Bratisllavë, Pragë

Vjenë dhe Pragë

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €399
Nga€399/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

17, 20 Prill€399/person

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport. Udhëtimi me avion Tiranë, Bratisllavë. Mbërritja në orën 09:55 në Bratisllavë. Transfertë drejt Vjenës ku do të vizitojmë: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdojmë vizitën në Hofburg Palace, një nga komplekset më të rëndësishme historike të qytetit, që ka shërbyer si qendër e Perandorisë Austro-Hungareze. Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen's Cathedral. Sistemim dhe akomodim në hotel.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Vizitë drejt pallatit mbretëror Schönbrunn Palace, rezidenca verore e familjes perandorake, e rrethuar nga kopshte të mrekullueshme. Shëtitje nëpër ambientet e tij. Pasdite kohë e lirë për shëtitje në qendër, për të shijuar atmosferën elegante të qytetit, për kafe apo shopping në rrugët kryesore. Kthimi në hotel. Sistemimi dhe fjetje.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Pragës. Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë. Pas mbërritjes, fillojmë me një vizitë panoramike të qytetit, duke eksploruar kompleksin madhështor të Prague Castle, një nga kështjellat më të mëdha dhe më të vjetra në botë. Vizitojmë gjithashtu St. Vitus Cathedral, simbol i qytetit me arkitekturë gotike mbresëlënëse, si dhe Golden Lane, një rrugicë piktoreske plot histori dhe legjenda. Transferë për në hotel, akomodimi dhe kohë e lirë për të shijuar mbrëmjen në qytetin e vjetër të Pragës. Fjetje në hotel.

4

Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Vizitë në Qendrën Historike të Pragës: Ndalesa në Old Town Square, një nga sheshet më të bukura në Evropë, ku ndodhet edhe Prague Astronomical Clock, ora e famshme mesjetare që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Vizitojmë gjithashtu Charles Bridge, urën ikonike që lidh qytetin e vjetër me atë të ri, duke ofruar pamje të mrekullueshme mbi lumin Vltava. Kohë e lirë. Transferë për në aeroportin e Pragës. Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësipërme. Fundi i shërbimit tonë.

Përfshirë në çmim

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje, ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur në çmim
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve përkatëse

Politikat e Fëmijëve

  • Fëmijët 0 deri 1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
  • Fëmijët 2 deri 9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
  • Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • Programi i udhëtimit mund të ndryshojë nëse kompania ajrore ndryshon oraret, nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme, ose nëse ka vonesa për shkak të trafikut.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave madhore.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • Nëse udhëtari nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa njërin nga prindërit, i duhet prokurë e noterizuar (dy kopje).
  • Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin e kthimit nga udhëtimi.
  • Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore gjatë check-in online (për vende specifike ka kosto ekstra).
  • Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë.
  • SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga shërbimi i guidës, mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit tonë!

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI