Vjenë dhe Bratisllavë
DEAL Agency
Vjenë, Bratisllavë

Vjenë dhe Bratisllavë

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €359
Nga€359/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

16-19 Tetor€359/person

Itinerari i Fluturimeve

Nisja: Tiranë 08:10 – 09:55 Bratisllavë. Kthimi: Bratisllavë 06:00 – 07:35 Tiranë.

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport. Udhëtimi me avion Tiranë – Bratisllavë. Mbërritja në orën 09:55 në Bratisllavë. Nisja drejt Vjenës dhe fillojmë vizitat në monumentet kryesore, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e qytetit si dhe Hofburg, Residenca 600 vjeçare e Habsburgëve. Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen's Cathedral. Pas vizitës, sistemim dhe fjetje në hotel në Vjenë.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vazhdojmë vizitat në Pallatin Schönbrunn, Rezidenca e mëparshme verore e familjes perandorake Habsburg, si dhe kopshtet e tij të bukura. Më pas vizitojmë Belvedere Palace, një shembull elegant i artit dhe arkitekturës baroke, me kopshtet e tij të rregulluara dhe pamje mbresëlënëse. Pas vizitave, transferim për në Bratisllavë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Vizitë e Bratisllavës: Old Town, me shëtitje në rrugicat historike, statujat e famshme dhe Michael’s Gate. Më pas shëtitje përreth Bratislava Castle, me pamje panoramike mbi qytet dhe lumin Danub. Ndalesa pranë St. Martin’s Cathedral dhe Primate’s Palace, ndërtesa historike që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të qytetit. Pas kësaj, vizitë e shkurtër te Blue Church (St. Elizabeth’s Church) për të admiruar arkitekturën unike Art Nouveau. Dita përfundon me qëndrim të lirë në Eurovea Promenade, buzë lumit Danub. Sistemimi dhe akomodim në hotel.

4

Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel, dhe transfer i drejtpërdrejtë për në aeroportin e Bratisllavës. Fluturimi në 06:00 nga Bratisllavë dhe mbërritja në Tiranë në 07:35. Fundi i shërbimit tonë.

Përfshirë në çmim

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Çantë shpine me përmasa 40x30x20 cm (10 kg)

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka e papërmendur në çmim
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • City Tax sipas tarifave të hotelit përkatëse

Politikat e Fëmijëve

  • • Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
  • • Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
  • • Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
  • ► Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
  • ► Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
  • ► Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
  • ► Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • ► Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • ► Për fëmijët 0–1.99 vjeç çmimi i paketës është 130 euro.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të ndryshme madhore.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • ► Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
  • ► Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
  • ► Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit.
  • ► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokale që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
  • ► SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga shërbimi i guidës, në bazë të mundësive tuaja mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit tonë!

Pyetje të Shpeshta

Sa ditë zgjat udhëtimi në Vjenë dhe Bratisllavë?

Udhëtimi zgjat 4 ditë, me fluturim direkt Tiranë–Bratisllavë dhe vizita në Vjenë dhe Bratisllavë.

Çfarë përfshihet në çmimin e paketës?

Paketa përfshin biletën e avionit vajtje-ardhje, akomodimin në hotel 3* ose 4*, mëngjeset, transfertat dhe guidën shoqëruese.

A përfshihen hyrjet në monumente?

Jo, hyrjet në monumente, muzeume dhe City Tax nuk përfshihen në çmim.

Si funksionon politika e fëmijëve?

Fëmijët 0–1.99 vjeç paguajnë 130€ total, fëmijët 2–9.99 vjeç paguajnë 40€ më pak se i rrituri, dhe fëmijët 10+ vjeç paguajnë si të rritur.

A kërkohet pasaportë?

Po, pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin e kthimit.

Ku bëhet fluturimi?

Fluturimi bëhet nga Tirana drejt Bratisllavës, me kthim nga Bratisllava drejt Tiranës.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI