Paraqitja në Aeroportin e Rinasit 2 orë para nisjes së avionit. Fluturimi direkt për në Stamboll. Mbërritja në Stamboll. Vazhdimi i udhëtimit drejt Istanbul Akuarium, një nga akuariumet më të mëdha në botë për nga vëllimi dhe shumëllojshmëria e specieve ujore. Hyrja 30 Euro Pas vizitës, kthimi dhe akomodimi në hotel në zonën e Taksimit. Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.
Mëngjesi në hotel. Transferë drejt Pazarit të Vjetër Kapali Çarshi, një nga tregjet e mbuluara më të mëdha në botë, me 61 rrugë dhe mbi 4 mijë dyqane. Hyrja Falas. Pas vizitës, nisja në këmbë me shoqëruesin për në Sheshin Sultan Ahmet ku vizitojmë TopKapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Vazhdon vizita në Xhaminë Blu, projektuar nga arkitekti shqiptar Sinani, një kryevepër e arkitekturës osmane ndërtuar ndërmjet 1609 dhe 1616. Hyrja Falas. Vizitë në Hagia Sofia, ndërtuar në vitin 537, dikur kisha më e madhe e krishterë në Perandorinë Romake Lindore. Hyrja 25 Euro. Qëndrim i lirë. Kthimi në hotel. Në mbrëmje, shëtitje në Bosfor gjatë natës: Turkish Show, darkë me pije jo-alkoolike pa limit dhe shfaqje tradicionale turke. Hyrja 40 Euro, Qëndrimi 3 orë.
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Muzeun Historik Panorama 1453. Hyrja 25 Euro. Vizitë panoramike në Dolma Bahçe, Pallati i Kopshteve të Mbushura, ndërtuar ndërmjet 1843 deri 1856 me kosto rreth 35 ton ar. Lundrim me anije 1.5 deri 2 orë në Ngushticën e Bosforit drejt Detit të Zi. Hyrja 15 Euro (pjesëmarrje e detyrueshme). Vizitë në lagjen e famshme Balat me ndërtesat shumëngjyrëshe, dhe Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit. Vazhdon vizita në Sheshin Taksim, zemra e Stambollit modern. Kthimi në hotel.
Mëngjesi në hotel. Nisemi drejt Kodrës Çamlıca në pjesën aziatike, 268 m mbi nivelin e detit, me pamje panoramike spektakolare. Vizitë në xhaminë Çamlıca. Hyrja e lirë. Ndalesë në dyqan me ëmbëlsira tradicionale turke. Transfertë drejt aeroportit. Rrugës ndalojmë në Qendrën 212 për shopping. Mbërritja në aeroport dhe fluturimi direkt për në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë. Kujdes: Pasaporta duhet të ketë 6 muaj vlefshmëri nga dita e hyrjes në Stamboll.
Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!
REZERVO TANI