Stamboll me Avion dhe Guidë
DEAL Agency
Stamboll

Stamboll me Avion dhe Guidë

3 ditë me avion dhe guidë

3 ditëNga €309
Nga€309/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

5-7 Shtator€309/person
11-13 Shtator€309/person
18-20 Shtator€309/person
25-27 Shtator€309/person
2-4 Tetor€309/person
16-18 Tetor€309/person
30 Tetor – 1 Nëntor€309/person
21-23 Nëntor€309/person
27-29 Nëntor€309/person
28-30 Nëntor€309/person

Itinerari i Fluturimeve

Nisja: Tiranë 09:35 – 12:15 Stamboll Kthimi: Stamboll 18:40 – 19:20 Tiranë (Kompania: Turkish Airline)

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 3 orë para nisjes së avionit. Fluturimi direkt për në Stamboll. Mbërritja në Stamboll. Vazhdimi i udhëtimit në drejtim të Istanbul Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 32 Euro. Pas vizitave, vazhdojmë drejt hotelit, sistemim dhe akomodim në Hotel në zonën Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës. Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në Hotel. Vazhdojmë lundrim me anije për 1 deri 1.5 orë në varësi të motit në Stamboll, në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Hyrja 15 Euro – Lundrim rreth 1.5 orë. (Pjesëmarrje e detyrueshme) Nisja me shoqëruesin e grupit për në Pazarin e Vjetër Kapali Çarshi. Pazari i Vjetër Kapali Çarshi në Stamboll është një nga tregjet e mbuluara më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zonë prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë. Hyrja Falas. Pas vizitës në pazar, nisja në këmbë me shoqëruesin për në Sheshin Sulltan Ahmet ku vizitojmë Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Vazhdon vizita në Xhaminë Blu. Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekti Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I në Stamboll. Hyrja Falas. Vazhdon vizita në Shën Sofisë – Hagia Sofia. Hagia Sophia është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës. Në 1453, pas Rënies së Kostandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në xhami. Në vitin 1935 u themelua si muze, dhe në vitin 2020 u rihap si xhami. Hyrja 25 euro (Opsionale). Qëndrim i lirë. Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, darkë me pije jo alkoolike pa limit dhe shfaqje tradicionale dhe moderne turke. Hyrja 40 Euro – Qëndrimi 3 orë. Kthimi në Hotel.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Lagjes Balat. Balat është një nga lagjet më karakteristike dhe historike të Stambollit, pranë Gjirit të Artë (Golden Horn). Njihet për rrugicat me kalldrëm, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe atmosferën artistike. Ndalesë në një prej dyqaneve tradicionale të prodhimit artisanal të lëkurave. Pas vizitës në Balat do të keni mundësinë të ndaloni në një dyqan me ëmbëlsira tradicionale turke për të provuar shijet e ndryshme të tyre. Nisemi drejt Kodrës Çamlıca që ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kur moti në Stamboll është i ngrohtë dhe pa re, nga këtu merrni një pamje spektakolare të qytetit. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane. Vizitë në xhaminë Çamlıca e ndërtuar nga Presidenti Erdogan me financat e tij si shenjë falënderimi përkundrejt popullit të Stambollit. Hyrja e lirë. Rrugës ndalojmë në Qendrën 212 për shopping. Mbërritja në aeroport dhe fluturimi direkt për në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë.

Përfshirë në çmim

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore 3 kg + valixhe 20 kg

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka e papërmendur në çmim përfshihet
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Politikat e Fëmijëve

  • • Fëmijët 0-1.99 vjeç: çmimi i paketës 65 euro
  • • Fëmijët 2-10 vjeç: përfitojnë 20€ zbritje nga çmimi i paketës
  • • Mbi 10 vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e parë e hyrjes në Stamboll.
  • ► Hyrjet në Dolmabahçe dhe TopKapi janë me pagesë. Pagesa bëhet me lira turke në sportel dhe duke qenë se çmimi ndryshon vazhdimisht, nuk është afishuar në përshkrim vlera.
  • ► Taksa e qytetit nuk është e përfshirë. Klientët e paguajnë te guida. Vlera është 2 euro për person për natë.
  • ► Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat: ndryshim oraresh nga kompania ajrore, disponueshmëria e vizitave opsionale, vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • ► Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të ndryshme madhore.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • ► Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
  • ► Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
  • ► Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit.
  • ► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokale që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
  • ► SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga shërbimi i guidës, në bazë të mundësive tuaja mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit tonë!

Ekskursione Shtesë

  • +Lundrim me anije në Bosfor – 2 orë për të parë Europën dhe Azinë - €15.
  • +Anije me shfaqje dhe darkë €40, përfshin: Transport vajtje-ardhje nga hoteli, shfaqje me kërcimtarë dhe DJ, darkë speciale, pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
  • +Bileta e hyrjes në akuarium - €32.

Pyetje të Shpeshta

Sa ditë zgjat touri në Stamboll?

Touri zgjat 3 ditë, me nisje dhe kthim me avion, dhe është i planifikuar për të eksploruar atraksionet kryesore të qytetit.

A përfshihet guida në këtë udhëtim?

Po, udhëtimi përfshin një guidë profesionale në gjuhën shqipe që do t'ju shoqërojë gjatë gjithë kohës në Stamboll.

Çfarë përfshihet në ofertë?

Oferta përfshin biletën e avionit vajtje-ardhje, transportin lokal, akomodimin në hotel, mëngjesin dhe guidën turistike.

A mund të udhëtoj vetëm me kartë identiteti në Turqi?

Jo, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në Turqi vetëm me pasaportë të vlefshme.

A janë të përfshira vizitat në atraksionet si Ayasofya apo Xhamia Blu?

Po, paketa përfshin vizita në monumente të njohura si Ayasofya, Xhamia Blu, Pazari i Madh, Pallati Topkapi dhe më shumë.

A ka kohë të lirë gjatë turit?

Po, itinerari lë hapësirë për kohë të lirë ku mund të eksploroni vetë, të bëni shopping apo të shijoni kuzhinën turke.

Ku qëndrojmë gjatë netëve në Stamboll?

Akomodimi bëhet në hotele të përzgjedhura 3* ose 4* në zona të aksesueshme pranë qendrës së qytetit.

Sa më herët duhet të bëj rezervimin?

Këshillohet të rezervoni të paktën 10–15 ditë para datës së nisjes.

A ka udhëtime çdo javë?

Po, DEAL Travel Agency organizon nisje të rregullta drejt Stambollit çdo javë, sipas kalendarit të sezonit.

A mund të paguaj me këste?

Po, në disa raste ofrohet mundësia e pagesës me këste të parapara në momentin e rezervimit. Kontaktoni për më shumë detaje.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI