

4 ditë me autobus dhe guidë
Nisja nga Tirana në orën 19:00 (1 ditë para datës së nisjes). Nisja nga Durrësi në orën 17:15 (1 ditë para datës së nisjes). (pa pagesë extra) Nisja nga Elbasani në orën 19:30 (1 ditë para datës së nisjes). Udhëtimi vazhdon drejt Stambollit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe procedurat kufitare. Pas mbërritjes në Stamboll, në varësi të kohës së lirë, do të zhvillohet një vizitë opsionale në qendrën tregtare 212. Më pas bëhet akomodimi në hotel dhe në mbrëmje mundësi për shëtitje të lirë sipas sugjerimeve të guidës shoqëruese.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisim vizitën në lagjen historike dhe shumë të famshme të Balatit (Ekstra 5 Euro), e njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe dhe atmosferën autentike të Stambollit. Më pas vazhdojmë me lundrimin në ngushticën e Bosforit drejt Detit të Zi, ku do të shijojmë pamjet panoramike të pjesës evropiane dhe aziatike të qytetit, si dhe kalanë historike Rumeli Hisari. Lundrimi zgjat rreth 1 deri 2 orë dhe ka një kosto prej 15 Euro (pjesëmarrje e detyruar). Gjatë ditës do të vizitohen gjithashtu dyqanet tradicionale të suvenireve, ëmbëlsirave turke dhe produkteve të lëkurës. Më pas, vizitë opsionale në Akuariumin e Stambollit (Ekstra 32 Euro) dhe kohë e lirë në sheshin e njohur Taksim. Kthimi në hotel. Në mbrëmje organizohet një program special në Bosfor me autobus: darkë, pije joalkoolike pa limit dhe spektakël tradicional turk me muzikë dhe valle moderne. Aktiviteti zgjat rreth 2 deri 3 orë dhe kushton 35 Euro. Pas përfundimit, kthimi në hotel.
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt kodrës së të dashuruarve, Çamlıca, në pjesën aziatike të Stambollit (Ekstra 10 Euro/personi), ku do të shijojmë panoramën madhështore të qytetit. Më pas vazhdojmë me një vizitë panoramike pranë Pallatit Dolmabahçe dhe ndalesë në parkun e bukur Gulhane. Turi vazhdon me vizitat në monumentet më të rëndësishme historike të Stambollit si Hipodromi, Xhamia Blu, Shën Sofia, një nga veprat më madhështore të botës ortodokse, si dhe Sarajet e Sulltanit, Topkapi. Në fund do të ketë kohë të lirë për shopping në Grand Bazaar. Kthimi në hotel sipas orarit të caktuar nga guida ose individualisht për ata që dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë në qytet.
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00, nisemi drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit do të bëhet një ndalesë rreth 1 orë e 30 minuta në Selanik, ku do të vizitohet monumenti i Aleksandrit të Madh pranë Kullës së Bardhë. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës parashikohet në orët e vona të mbrëmjes. Fundi i shërbimit tonë!
Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!
REZERVO TANI