Sarajevë
Mostar, Sarajevë, Ujëvara Kravica

Sarajevë

3 ditë

3 ditëNga €139
Nga€139/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

Prill: 04-06, 11-13, 17-19, 24-26Hotel 4*, €139/personi

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Nisja nga Tirana në orën 05:00. Nisja nga Durresi në orën 04:10 (Kosto extra 5 euro) Kryerja e procedurave kufitare. Vizitë e shkurtër dhe pushim kafeje ku mund të konsumohet një mëngjes i lehtë përgjatë rrugës. Më pas nisemi drejt Mostarit ose qyteti i Menekshese ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betonit të Mostarit (e vetmja në botë). Pas përfundimit të vizitës në Mostar. Nisja për në Sarajevë. Akomodimi dhe darka në Hotel.

2

Dita e Dytë

Konsumimi i Mëngjesit. Nisemi tek Burimi i Lumit Bosnia (Vrella Bosna, hyrja extra 6 Marka/personi). Më pas nisemi për në Bashçarshi, Xhamitë dhe Kishat e Sarajevës, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Më pas shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT. Kohë e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit (pishina olimpike e mbyllur). Konsumimi i darkës.

3

Dita e Tretë: Ujëvara Kravica

Pas mëngjesit nisemi për në ujëvarën Kravica (Hyrja Extra 10 euro/personi). Pasi të kemi shijuar bukuritë e ujëvarës nisemi drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Fundi i shërbimit tonë!

Përfshirë në çmim

  • Akomodimi në hotel me 4*
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjesi dhe darka

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka papërmendur në çmim përfshihet
  • Dreka
  • Bileta e hyrjes në Ujëvaren Kravica extra 10 euro
  • TAKSA 2 EUR/PERSONI në natë (E DETYRUESHME)
  • Taksa e hyrjes në Bosnje 4 euro, e detyrueshme

Politikat e Fëmijëve

  • 0-1.99 vjeç janë FALAS
  • 2-5.99 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, 50% zbritje
  • Mbi 6 vjeç paguan si i rritur

Shënime të Rëndësishme

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë extra 75% të çmimit.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 7 ditë para nisjes.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 2-3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 30.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet ose nuk zëvendësohet agjencia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
  • Rezervimi i vendeve të para në autobus ka kosto ekstra 15 Euro/person, vendet e dyta 10 Euro/person, vendet e treta 10 Euro/person.
  • Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë përpara udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI