Paris
DEAL Agency
Paris, Versajë

Paris

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €419
Nga€419/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

10, 13 Shtator€459/person
8, 11 Tetor€419/person
21, 24 Nëntor€459/person

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Itinerari i fluturimeve: Nisja: Tiranë 06:05 – 09:00 Paris Beauvais. Kthimi: Paris Beauvais 09:45 – 12:20 Tiranë. SHËNIM: Për akomodim në dhomë treshe duhet kërkesë specifike (dhomat treshe do të jenë një krevat tek + një krevat dykatësh). Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë, Paris. Pas procedurave aeroportuale, nisemi drejt qytetit ku vizitojmë Harkun e Triumfit, Sheshin Trokadero si dhe Bulevardin Champs Elysées. Më pas shëtitje drejt Bazilikës Sacré-Cœur. Transferimi në hotel, sistemimi dhe fjetja.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Nisemi për të vizituar Kopshtet e Luxemburgut dhe më pas drejt Muzeut të Luvrit. Pas vizitës, shohim Sheshin Place de la Concorde, Opéra Garnier, Sheshin Place Vendôme, Bulevardin e Madh, Sheshin e Bastijës, Kopshtet Tyleri. Do të kalojmë nga Rue de Rivoli dhe vizitojmë Bashkinë e Parisit si dhe Katedralen Notre-Dame. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës, vizitë në Château de Versailles (pagesë extra). Pas vizitës vazhdojmë drejt Kullës së Eiffel-it, qëndrim i lirë dhe drekë sipas dëshirës. Pasdite, shëtitje me anije në lumin Seine. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Qëndrimi i lirë për personat që dëshirojnë të rikthehen në qendër duke përdorur transportin publik me sugjerimin e guidës.

4

Dita e Katërt

Nisja për në aeroport në mëngjes herët. Fluturimi direkt Paris Beauvais, Tiranë. Nisja 09:45, mbërritja 12:20. Fundi i shërbimit tonë.

Përfshirë në çmim

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje, ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka e papërmendur më sipër
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Taksa e turistit €5.2 personi/natë

Politikat e Fëmijëve

  • • Fëmijët 0 deri 1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
  • • Fëmijët 2 deri 9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
  • • Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Për akomodim në dhomë treshe, duhet kërkesë specifike (krevat tek + krevat dykatësh).
  • ► Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% parapagim, pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin e nisjes.
  • ► Bileta për Muzeun e Luvrit: 40€/person. Shëtitje në Lumin Seine: 20€/person. Pallati i Versailles + kopshtet: 35€/person (me transfertë). Vetëm transfertë për Versailles: 15€/person.
  • ► Çmimet e muzeumeve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë.
  • ► SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga guida, mund të vendosni një shumë bakshish!

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI