Nice, Riviera Franceze
Nice, Monaco, Monte Carlo, Èze, Menton, Saint-Tropez, Cannes, Antibes

Nice, Riviera Franceze

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €469
Nga€469/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

16, 19 Maj€469/person
13, 16 Qershor€499/person

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë, Nice 12:10, 14:20. Mbërritje në Nice, pritja nga autobusi dhe transferimi drejt qendrës ku do të vizitojmë: - Vieux Nice (qyteti i vjetër) - Place Masséna - Promenade des Anglais - Bulevardet dhe hotelet luksoze Pas vizitave, nisja drejt hotelit, sistemim dhe akomodim. Fundi i shërbimit për ditën e parë.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Menton (~30 min). Vizitë e qytetit dhe shëtitje rreth 1 orë. Vazhdimi për Monaco / Monte Carlo (~30 min): - Shkëmbi i Monacos - Pallati i Princit (nga jashtë) - Sheshi i Kazinos dhe zona e Monte Carlo Pasdite vizitë në Èze, fshatin e ngushtë mes rrugicave dhe pamjeve panoramike të Mesdheut. Kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lirë.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Saint-Tropez (udhëtimi ~2 orë), opsionale, pagesë extra 20 euro/person. Shëtitje dhe vizitë e qytetit, portit dhe plazheve. Në kthim, ndalesë në Cannes: Boulevard de la Croisette, Pallati i Festivalit. Pastaj ndalesë në Antibes (~30 deri 45 min). Kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lirë.

4

Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për shëtitje të shkurtër dhe kafe buzë detit në Côte d'Azur. Transferim direkt në aeroport për fluturimin Nice, Tiranë 14:55, 16:50.

Përfshirë në çmim

  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Bileta e avionit vajtje, ardhje
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas programit

Nuk përfshihet

  • Darka
  • Dreka
  • Gjithçka e papërmendur më sipër
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Politikat e Fëmijëve

  • Fëmijët 0 deri 1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
  • Fëmijët 2 deri 9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
  • Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • Programi mund të ndryshojë nëse kompania ajrore ndryshon oraret ose ka vonesa trafikore.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra.
  • Për rezervim nevojitet 50% parapagim, pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri.
  • Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore gjatë check-in online.
  • Çmimet e muzeumeve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë.
  • SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga guida, mund të vendosni një shumë bakshish!

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI