Napoli, Amalfi, Capri
DEAL Agency
Napoli, Amalfi, Positano, Capri, Salerno, Sorrento, Alberobello

Napoli, Amalfi, Capri

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €399
Nga€399/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

4-7 Shtator€399/person

Itinerari i Fluturimeve

Nisja: Tiranë 06:05 – 08:10 Bari. Kthimi: Bari 23:05 – 00:35 Tiranë.

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Bari. Mbërritja në aeroportin e Barit. Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit si Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo, etj. Transfertë nga Napoli drejt hotelit për akomodim dhe sistemim.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Nisja herët në mëngjes me autobus për në Sorrento. Shëtitje në këmbë ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Francis, Sheshi Shën Antoni, Bazilika Sant'Antonio, etj. Nisja me traget për në ishullin e Capri. Shëtitje panoramike: Marina Grande, ngjitja me fenikular (pagesë shtesë ~5 euro v/a) ku vizitohet Piazzeta, Kisha e Shën Stefanit, Grand Hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Via Krupp. Kthimi me traget në Sorrento dhe më pas drejt hotelit. Mbrëmje e lirë. Opsionale: Trageti për në Capri €55/person.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Vizitë me anije Salerno - Positano - Amalfi - Salerno. Shëtitje në këmbë në Amalfi ku vizitohen Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso. Vizitë në shetitoren e Positanos, Kisha Santa Maria Assunta dhe ngjitje panoramike për pamjet më piktoreske të Rivierës Amalfitane. Kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë. Opsionale: Xhiro me anije €55/person. SHËNIM: Personat që nuk marrin pjesë në xhiron me varkë do të marrin sugjerime nga guida për vizita individuale.

4

Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Transfertë drejt Alberobellos (vizitë opsionale, pagesë extra 20 euro/person). Alberobello është një qytezë e vogël në rajonin e Pulias, e njohur për shtëpitë trulli, një trashëgimi unike arkitekturore e regjistruar në UNESCO. Transferë drejt aeroportit të Barit. Nisja nga Bari në orën 23:05. Mbërritja në Tiranë në orën 00:35. Fundi i shërbimit tonë.

Përfshirë në çmim

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët
  • Çantë shpine me përmasa 40x30x20 cm (10 kg)

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka e papërmendur në çmim
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Anija vajtje-ardhje në Capri
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve
  • Anija Amalfi-Positano

Politikat e Fëmijëve

  • • Fëmijët 0–1.99 vjeç: çmimi i paketës 130 euro
  • • Fëmijët 2–10 vjeç: paguajnë 40 euro më pak nga çmimi i të rriturit
  • • Mbi 10 vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat: ndryshim oraresh nga kompania ajrore, disponueshmëria e vizitave opsionale, vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura.
  • ► Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • ► Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qendrohet.
  • ► Hoteli mund të ndryshojë në varësi të disponueshmërisë, por gjithmonë i së njëjtës kategori.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të ndryshme madhore.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • ► Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
  • ► Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
  • ► Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit.
  • ► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokale që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
  • ► SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga shërbimi i guidës, në bazë të mundësive tuaja mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit tonë!

Ekskursione Shtesë

  • +Trageti për në ishullin e Capri - €55/person.
  • +Xhiro me anije në bregdetin Amalfitan - €55/person.
  • +Vizitë në Alberobello - €20/person.

Pyetje të Shpeshta

Sa ditë zgjat udhëtimi në Napoli, Amalfi dhe Capri?

Udhëtimi zgjat 4 ditë, me fluturim direkt Tiranë-Bari dhe vizita në Napoli, Sorrento, Capri, Amalfi, Positano dhe Alberobello.

A përfshihet vizita në Capri në çmim?

Vizita në Capri me traget është opsionale dhe nuk përfshihet në çmimin bazë. Kosto shtesë është €55/person.

Çfarë dokumentacioni nevojitet për këtë udhëtim?

Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri nga momenti i kthimit.

A ka mundësi për vizita të tjera opsionale?

Po, ofrohen edhe xhiro me anije në bregdetin Amalfitan (€55/person) dhe vizitë në Alberobello (€20/person).

Si funksionon akomodimi?

Akomodimi bëhet në hotele 3* ose 4* në zonën e Sorrentos ose afër, me mëngjes të përfshirë çdo ditë.

A është i përshtatshëm udhëtimi për fëmijë?

Po, por fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit duhet të kenë prokurë të noterizuar.

A mund të rezervoj vende specifike në avion?

Përzgjedhja e vendeve është rastësore gjatë check-in online. Për vende specifike ka kosto ekstra.

Kur duhet të bëj rezervimin?

Këshillohet të rezervoni të paktën 10-15 ditë para nisjes.

Çfarë ndodh nëse kompania ajrore ndryshon oraret?

Ju do të njoftoheni menjëherë dhe programi do të përshtatet sipas orareve të reja.

A ofrohet transfer nga aeroporti?

Po, transfertat nga aeroporti i Barit dhe mes qyteteve janë të përfshira në paketë.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI