Meteora, Janinë, Kallabaka, Kastoria
DEAL Agency
Janinë, Meteora, Kallabaka, Kastoria

Meteora, Janinë, Kallabaka, Kastoria

2 ditë me autobus dhe guidë

2 ditëNga €59
Nga€59/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

Shtator: 05-06, 12-13, 19-20, 26-27Hotel 3* ose 4*, €59/personi BB (Mëngjes)
Tetor: 03-04, 10-11, 17-18, 24-25, 31 Tetor deri 01 NëntorHotel 3* ose 4*, €59/personi BB (Mëngjes)
Nëntor: 07-08, 14-15, 21-22Hotel 3* ose 4*, €59/personi BB (Mëngjes)
Festat e Nëntorit: 28-29, 29-30Hotel 3* ose 4*, €65/personi BB (Mëngjes)

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Nisja nga Tirana në orën 05:00. Nisja nga Durrësi në orën 05:30. (pa kosto extra) Vazhdojmë udhëtimin me autobus për në Janinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi nga pika kufitare e Kakavisë, drejt Janinës, kryeqendrës së Epirit. Vizitohet Kalaja, Sheshi Qendror, Manastiret dhe Xhamitë e vjetra dhe ishulli i Janinës ku ndodhet edhe shtëpia muzeale e Ali Pashë Tepelenës. Pasdite vonë, vazhdimi i rrugës për në Kallabaka. Sistemimi dhe akomodimi në hotel.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë panoramike e disa prej manastireve më të famshëm të Meteorës, zona më e bukur në Greqi që shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. Konsumimi i ushqimit në Meteora. Kthimi në Shqipëri nga dogana e Kapshticës. Vizitë e shkurtër në Kostur. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe. Mbërritja në Elbasan dhe Tiranë në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

Përfshirë në çmim

  • Mëngjesi
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume
  • City Tax €10 dhoma/natë (e detyrueshme)

Politikat e Fëmijëve

  • • 0-1.99 vjeç FALAS
  • • 2-5.99 vjeç 50% zbritje
  • • Mbi 6 vjeç paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Duhet të keni me vete: çantë shpine, shishe uji 1 litër, rroba pambuku për ndërresë, fruta të thata, çokollata.
  • ► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë extra +75%.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • ► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20.
  • ► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1-3 ditë para.
  • ► Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
  • ► Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • ► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet ose nuk zëvendësohet agjencia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
  • ► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka kosto ekstra 15 Euro/person, vendet e dyta 10 Euro/person, vendet e treta 5 Euro/person, vendet e katërta dhe të pesta 5 Euro/person.
  • ► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë përpara udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI