Nisja nga Tirana në orën 05:00. Nisja nga Durresi në orën 04:10 (pa pagesë extra) Vazhdimi i udhëtimit drejtë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në Tuz të Malit të Zi për kafe. Vazhdimi i udhëtimit më pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i Menekshese ku do të kemi mundësinë të shohim: , Urën e famshme të Mostarit; , Rrugën e famshme të mjeshtërve të vjetër; , Xhaminë e madhe; , Katedralen e betonit të Mostarit (e vetmja në Europë); Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi udhëtimit për në Medjugorje. Akomodimi në hotel. Darka në hotel. Pas darkës vizitojmë Medjugorjen ose vendi i "Gospa Mira" (Zonja e Paqes), shtatoren që qan, si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisja më pas drejtë vendit ku është shfaqur Shën Mëria, vendi i mrekullive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vend hyjnor. Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugorjes. (Opsionale 10 euro extra bileta) Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në darkë. Fundi i shërbimit tonë.
Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!
REZERVO TANI