Maltë
DEAL Agency
Valleta, Mdina, Dingli Cliffs, Fshati Popeye, Blue Grotto

Maltë

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €399
Nga€399/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

9, 12 Tetor€399/person

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta përpara fluturimit, sipas orareve përkatëse të specifikuara më sipër. Nisja nga Tirana në orën 20:55 dhe mbërritja në Maltë në orën 22:25. Pas përfundimit të procedurave aeroportuale, transfertë dhe akomodim në hotel.

2

Dita e Dytë

Pas mëngjesit në hotel, nisja me autobus turistik për vizitat e ditës. Vizitë në qytetin mesjetar të Mdina, i njohur si "Qyteti i Heshtur", me shëtitje në qendrën historike dhe kohë të lirë për fotografi. Vazhdimi i udhëtimit drejt Dingli Cliffs, klifet më të larta të Maltës, ndalesë panoramike për foto. Kohë e lirë për drekë gjatë itinerarit. Pasdite, vizitë në Popeye Village, kompleksi filmik i ndërtuar për filmin "Popeye", një nga atraksionet më të njohura të ishullit, me pamje spektakolare mbi Anchor Bay. Pas përfundimit të vizitave, kthim në hotel. Mbrëmja e lirë.

3

Dita e Tretë

Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt jugut të ishullit. Vizitë në Blue Grotto, formacione natyrore shkëmbore mbi det. (Xhiro me varkë opsionale, në varësi të kushteve të motit.) Vazhdimi drejt fshatit tradicional të peshkatarëve Marsaxlokk, i njohur për varkat shumëngjyrëshe "luzzu". Shëtitje në port dhe kohë e lirë për drekë me specialitete peshku. Pasdite, kthim drejt hotelit dhe kohë e lirë për relaks. Mbrëmja e lirë. Akomodim në hotel.

4

Dita e Katërt

Nisja nga hoteli në orën 9 të mëngjesit drejt Valletta. Do të vizitojmë qytetin e Valletta, kryeqytetin historik të Maltës: - Upper Barrakka Gardens (pamje panoramike mbi Grand Harbour) - Republic Street dhe Merchant Street - Qendra historike e qytetit Kohë e lirë për drekë. Në vijim, transferim drejt zonës së Three Cities, ku do të vizitojmë Birgu (Vittoriosa) si dhe Senglea. Pas përfundimit të vizitave, transferim drejt aeroportit rreth 3 orë përpara nisjes. Fluturimi i kthimit në orën 23:00. FUND I SHERBIMIT!

5

Politikat e Fëmijëve

Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total. Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit. Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

6

Politikat e Udhëtimit

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim: • Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes. • Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara. • Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme. Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar. Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qëndrohet. Për fëmijët 0–1.99 vjeç çmimi i paketës është 130 euro. Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes. Pagesa e bërë është e pakthyeshme. Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të ndryshme madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj. Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje). Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi. Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale. Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit). Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokale që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit. SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga shërbimi i guidës, në bazë të mundësive tuaja mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit tonë!

Përfshirë në çmim

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume
  • Gjithçka e papërmendur në çmim përfshihet
  • City Tax sipas tarifave të hotelit përkatës

Politikat e Fëmijëve

  • • Fëmijët 0 deri 1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
  • • Fëmijët 2 deri 9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
  • • Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Programi mund të ndryshojë sipas orareve ajrore ose vonesave trafikore.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • ► Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% parapagim, pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri.
  • ► Çmimet e aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë.
  • ► SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga guida, mund të lini bakshish!

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI