Nisja nga Tirana herët në mëngjes në orën 04:00. (Nisja nga Durresi ne oren 04:55). Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes. Pasi te kalojme ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojme edhe dreken. Kohegjatesia e vizites 3 ore. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades. Akomodimi ne hotel.
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45. Vizitojmë bregdetet me famë botërore: Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions dhe shpellën Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Ishullin Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 35 Euro per person, mbaron rreth ores 18:00 te pasdites. Kthimi ne hotel.
Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma, i cili eshte plazhi me i bukur i Lefkades. Me pas vizitojme qendren e ishullit deri pasdite. (Transferta Kathisma-Qender e Ishullit e perfshire ne çmim) Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel. Më pas përgatitemi për Boat Party (opsionale 20 Euro/personi+1 pije free). Nisim lundrimin per Boat Party ku atmosfera ne Anije behet elektrizuese me performance nga DJ i anijes si edhe te shoqeruara me drita dhe fishekzjarre.
Mëngjesi në hotel. Më pas nisemi për në Janinë, ku do të kemi mundësi të bëjmë një vizitë në shëtitoren buzë liqenit dhe në kalanë e Janinës. Konsumimi i drekës në Janinë do të jetë në mënyrë individuale. Kthimi në Shqipëri do të bëhet nga dogana e Kakavisë. Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë.
Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!
REZERVO TANI