Lefkada, Parga, Preveza
DEAL Agency
Parga, Lefkada, Preveza

Lefkada, Parga, Preveza

3 ditë

3 ditëNga €109
Nga€109/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

Gusht: 28-30Hotel 3* €169/personi BB (Mëngjes) / Hotel Tesoro 3* Superior €209/personi HB (Mëngjes + Darkë)
Shtator: 04-06Hotel Sunrise 3* €139/personi BB (Mëngjes) / Hotel Tesoro 3* Superior €189/personi HB (Mëngjes + Darkë)
Shtator: 11-13, 18-20Hotel Sunrise 3* €129/personi BB (Mëngjes)
Shtator: 25-27Hotel Sunrise 3* €109/personi BB (Mëngjes) / Hotel Tesoro 3* Superior €159/personi HB (Mëngjes + Darkë)

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Nisja nga Tirana herët në mëngjes në orën 04:00. (Nisja nga Durresi ne oren 04:25). Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për në kufirin e Qafë Botës. Pasi të kalojmë në tokën greke, ndalesa e parë do të bëhet në qytetin turistik të Pargës, të ndërtuar në qafëmali dhe bregdet, ku do të konsumojmë edhe drekën. Kohëzgjatja e vizitës: 1 orë e 30 minuta. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe në shëtitoren kryesore buzë detit. Më pas nisemi drejt ishullit të Lefkadës. Akomodimi në hotel. Kohë e lirë për plazh pranë hotelit. Darkë e lirë. Pas darkës, opsionale: party në anije (e sugjeruar).

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qendrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra dhe det. Udhëtimi fillon në orën 09:45. Vizitojmë bregdetet me famë botërore të Lefkadës: Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpios, si dhe shpellën Papanikolis. Ndalesë 1-orëshe në ishullin Kefalonia dhe në ishullin e Odiseut, Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje është opsionale, me pagesë ekstra prej 35€ për person. Mbaron rreth orës 18:00. Kthimi në hotel. Darkë e lirë. Qëndrim i lirë në mbrëmje.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Më pas nisemi për në Preveza ku do të kemi kohë të lirë për plazh. Kthimi në Shqipëri pasdite do të bëhet nga dogana e Kakavisë. Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë.

Përfshirë në çmim

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod
  • Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
  • Vaktet sipas hoteleve përkatëse
  • Përdorim i pishinës së jashtme

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Vizitë në ishujt me anije €35/personi (hyrja+dreka)
  • Dreka dhe darka
  • Party i darkës në anije 20€/Hyrja + 1 pije falas
  • Taksa lokale Hotel 3* €5 dhoma/natë

Politikat e Fëmijëve

  • • 0-2.99 vjeç janë falas
  • • 3-6.99 vjeç, nëse një fëmijë akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50% zbritje
  • • Mbi 7 vjeç paguan si i rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Darka opsionale 20 Euro/personi në natë konsumohet te Hotel Tesoro (500 metra nga Hotel Sunrise).
  • ► Akomodimi në dhomë teke (single) paguan 75% më shumë.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 7 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme në rast anullimi nga klienti.
  • ► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • ► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 2-3 ditë para.
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI