Korfuz
DEAL Agency
Korfuz, Paleokastritsa

Korfuz

3 ditë, All Inclusive

3 ditëNga €149
Nga€149/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

30 Gusht deri 1 ShtatorHotel Hellinis, €149/personi (All Inclusive)
Shtator: 4-6Hotel Hellinis, €179/personi (All Inclusive)
Shtator: 11-13Hotel Hellinis, €149/personi (All Inclusive)

Programi i Udhëtimit

1

Korfuz, Dita e Parë

Nisja nga Tirana në orën 23:30 (1 ditë para datës së udhëtimit). Nisja nga Durrësi në orën 23:59 (1 ditë para datës së udhëtimit). Në orën 23:30 në mbrëmje starton udhëtimi për në Korfuz nëpërmjet Igumenicës me autobus dhe traget. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Pas procedurave doganore, vazhdojmë drejt Igumenicës. Mbërritja në Korfuz rreth orës 10:00. Më pas drejtohemi drejt hotelit. Konsumimi i drekës në hotel. Kohë e lirë për të pushuar. Konsumimi i darkës në hotel. Dalja në mbrëmje në qytet bëhet në mënyrë individuale sipas dëshirës nën asistencën e guidës.

2

Korfuz, Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në qytetin e Korfuzit. Kthimi në hotel për konsumimin e drekës. Pas drekës nisemi për në Paleokastritsa. Rrugës ndalesë në fabrikën e pijeve dhe likereve "Koum Kouat". Vizita në akuariumin dhe manastirin e Paleokastritsës (Extra 10 Euro). Kthimi në hotel pasdite. Konsumimi i darkës në hotel.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt portit të Korfuzit. Nisja nga Korfuzi me traget dhe nëpërmjet Igumenicës për në Tiranë pasdreke. Mbërritja në Shqipëri në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

Informacione rreth Hotelit

Bileta e tragetit Igumenicë, Korfuz, Igumenicë është e përfshirë në çmim.

Përfshirë në çmim

  • Akomodimi në hotel me 4*
  • Transporti sipas programit
  • Mëngjesi, dreka, darka
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e tragetit Igumenicë, Korfuz, Igumenicë

Nuk përfshihet

  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Taksa lokale 10 euro dhoma në natë (e detyrueshme)

Politikat e Fëmijëve

  • • 0-2.99 vjeç FALAS
  • • 3-8.99 vjeç 50% zbritje
  • • Mbi 9 vjeç paguan si i rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Akomodimi në dhomë teke (single) paguan 75% më shumë.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme në rast anullimi nga klienti.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që niseni në udhëtim.
  • ► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
  • ► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • ► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1-3 ditë para.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet ose nuk zëvendësohet agjencia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
  • ► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka kosto ekstra 15 Euro/person, vendet e dyta 10 Euro/person, vendet e treta 5 Euro/person.
  • ► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë përpara udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI