Dubrovnik, Cavtat, Tivat, Budva
DEAL Agency
Dubrovnik, Cavtat, Tivat, Budva

Dubrovnik, Cavtat, Tivat, Budva

3 ditë me autobus dhe guidë

3 ditëNga €149
Nga€149/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

Shtator: 11-13, 18-20, 25-27Hotel Villas Plat 3*, €149/personi HB (Mëngjes + Darkë)

Programi i Udhëtimit

1

Tiranë, Dubrovnik, Cavtat

Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 05:15. (Pagesë extra 5 euro/personi) Pas kalimit të pikës doganore Muriqan, ndalesë për të konsumuar mëngjesin. I drejtohemi më pas Ishullit të Shën Stefanit ku do të kryejmë një ndalesë të shkurtër panoramike. Vizita e radhës do të jetë qyteti i Cavtat. Qyteti ka një histori të lashtë që daton që nga koha romake (i njohur dikur si Epidaurum) dhe sot ofron një kombinim të qetësisë mesdhetare, arkitekturës tradicionale dhe natyrës së gjelbër me palma e pisha. Kohë e lirë për të konsumuar drekën në Cavtat (individuale). Nisemi drejt Dubrovnikut ku do të kryejmë dhe akomodimin në hotel. Pasdite e lirë pranë ambienteve të hotelit ku mund të shfrytëzojmë facilitetet e hotelit. Darka në hotel.

2

Dubrovnik

Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt qytetit të vjetër të Dubrovnikut. Ai cilësohet si një nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qenë gjithmonë urë komunikimi për Europën dhe qyteti është pjesë e Trashëgimive Kulturore të UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Franceskan dhe Domenikan, Portën e Pilës dhe Ujëmbledhësin Onofrio, Farmacinë e Vjetër, shëtitoren kryesore Stradun, Katedralen e qytetit (Katedralja e St. Blaise, shenjtorit të Dubrovnikut), Pallatin e Dukës, Kullën e Sahatit, Statujën e Heroit Orlando dhe të shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Mincetës dhe Portin e Qytetit. Pas vizitës kthehemi në hotel. Darka dhe akomodimi në hotel.

3

Tivat, Budva, Tiranë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Tivatit, i cili është një ndër qytetet bregdetare më tërheqëse, dhe vazhdojmë drejt Porto Montenegro, një nga vendet më luksoze të Malit të Zi. Më pas i drejtohemi qytetit të Budvës, vizitojmë qytetin e vjetër të Budvës dhe kohë e lirë. Më pas nisemi për në Muriqan për të vazhduar me procedurat e kalimit të kufirit shqiptar. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje rreth orës 20:00. Fundi i shërbimit tonë!

Përfshirë në çmim

  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjesi dhe darka
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Biletat e hyrjes nëpër muze
  • Taksa lokale 2.60 Euro/person/natë (e detyrueshme)
  • Taksa e Dubrovnikut 4 EUR/person (e detyrueshme)
  • Taksa e Cavtat 2.5 EUR/person (e detyrueshme)

Politikat e Fëmijëve

  • • 0-2.99 vjeç FALAS
  • • 3-6.99 vjeç 35% zbritje
  • • Mbi 7 vjeç paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Duhet të keni me vete: çantë shpine, shishe uji 1 litër, rroba pambuku për ndërresë, fruta të thata, çokollata.
  • ► Për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Kroacisë duhet të posedoni pasaportë biometrike me vlefshmëri 3 muaj nga momenti i daljes nga Kroacia.
  • ► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë extra 75%.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar dhe anasjelltas.
  • ► Për rezervim nevojitet pagesë e plotë.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • ► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1-2 ditë para.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • ► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min, pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet ose nuk zëvendësohet agjencia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
  • ► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka kosto ekstra 15 Euro/person, vendet e dyta 10 Euro/person, vendet e treta 7 Euro/person, vendet e katërta 5 Euro/person.
  • ► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë përpara udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit.

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI