

2 ditë me autobus dhe guidë
Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 05:15. (pa pagesë extra) (Për realizimin e transfertave nga Durrësi duhen minimalisht 9 persona pjesëmarrës, në të kundërt duhet kryer me transport individual) Kryerja e procedurave kufitare në Muriqan. Vazhdojmë rrugën drejt ishullit të Shën Stefanit ku do bëjmë një ndalesë të shkurtër panoramike. Vazhdojmë drejt Kotorit, i cilësuar si një nga qytetet më të bukura në Malin e Zi. Në Kotor do të vizitojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve, Gjirin e Kotorit (Opsionale: shëtitje me anije në Gjirin e Kotorit 7 euro/personi). Kohë e lirë për të konsumuar drekën në Kotor (individuale). Pas vizitës i drejtohemi qytetit të Budvës. Vizitojmë qytetin e vjetër të Budvës, kërcimtaren etj. Më pas nisemi drejt Petrovacit ku do të kryejmë dhe akomodimin në hotel. Konsumimi i darkës në hotel. Mbrëmje e lirë. Akomodimi në hotel.
Mëngjesi në hotel. Nisemi drejt Ulqinit. Vizitë në Kalanë e Ulqinit, një fortesë historike me pamje të mrekullueshme nga deti dhe qyteti i Vjetër. Nisja drejt Ada Bojana, rreth 20 minuta udhëtim nga Ulqini. Mbërritje në Ada Bojana, ishullin e famshëm të Rivierës Malazeze. Konsumimi i drekës në një nga restorantet e zonës. Ndalesë e shkurtër gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë. Mbërritja në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!
Paketa përfshin transportin vajtje ardhje me autobus turistik, akomodimin për një natë në hotel, mëngjesin, darkën dhe guidën turistike në gjuhën shqipe.
Vizitohen qytetet bregdetare Budva, Kotor dhe Ulqin, përfshirë qytetet e vjetra mesjetare, kështjellat, sheshet historike dhe zonat turistike bregdetare.
Po, një guidë turistike profesionale shoqëron grupin gjatë gjithë turit.
Po, kërkohet pasaportë e vlefshme ose kartë identiteti, me vlefshmëri të paktën 3 muaj.
Qëndrimi bëhet në Hotel Laguna, me kushte shumë të mira, në zonën e Petrovacit.
Po, udhëtimi është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe përfshin atraksione kulturore, historike dhe kohë të lirë për relaks në bregdet.
Po, programi ofron kohë të lirë në të dy qytetet, ku mund të bëni shopping, të vizitoni atraksione ose të shijoni kuzhinën lokale.
Rezervimi bëhet online në faqen tonë ose duke na kontaktuar në WhatsApp dhe rrjetet sociale të DEAL Travel Agency.
Po, udhëtimi organizohet rregullisht gjatë sezonit. Këshillohet të rezervoni disa ditë më parë për të siguruar vendin.
Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!
REZERVO TANI