Barcelonë
DEAL Agency
Barcelonë, Montserrat

Barcelonë

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €419
Nga€419/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

25-28 Shtator€439/person
15-18 Tetor€419/person

Itinerari i Fluturimeve

Nisja: Tiranë 18:55 – 22:00 Barcelona. Kthimi: Barcelona 22:45 – 01:20 Tiranë.

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja në orën 18:55 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Barcelonë në orën 22:00. Pas mbërritjes nisemi drejt hotelit për të kryer akomodimin.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi drejt Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e Tre Dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Pas kësaj vizite, do të nisemi drejt Parkut Güell. Hyrja dhe qëndrimi në park rreth 1 orë deri 1 orë e 30 min. Pas vizitës në Parkun Güell do të shkojmë drejt Barcelonetës ku do të konsumojmë edhe drekën. Vizitë dhe qëndrim i lirë. Pas dreke do të vazhdojmë drejt Portit të Kroçiereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit. Kthimi dhe akomodim në hotel. Mbrëmje e lirë.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat. Mbas vizitës në Montserrat vazhdojmë drejt stadiumit Camp Nou Barcelona për të vizituar muzeun dhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada Famiglia. Kthimi dhe akomodim në hotel. Mbrëmje e lirë. Shënim: Vizita në Montserrat është opsionale me pagesë extra. Për personat që nuk do ta zgjedhin si opsionale do të kenë qëndrim të lirë në Barcelonë dhe do të takohen me guidën individualisht në pikën e radhës (Stadiumi i Camp Nou Barcelona).

4

Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Nisim udhëtimin drejt kodrës Montjuik ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Katalan. Vazhdojmë vizitat në qytetin e vjetër të Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do të vizitojmë Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Transfera për në Aeroportin e Barcelonës do të jetë në orën 18:00. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21:00. Mbërritja në Tiranë në orën 23:35. Këtu përfundon shërbimi ynë.

Përfshirë në çmim

  • Mëngjesi
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka e papërmendur më sipër
  • Taksa lokale për turistët 1.5€/personi/natë
  • Udhëtimi për në Montserrat
  • Hyrja në Park Güell, Sagrada, Camp Nou, Akuarium

Politikat e Fëmijëve

  • • Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
  • • Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
  • • Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • ► Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat: ndryshim oraresh nga kompania ajrore, disponueshmëria e vizitave opsionale, vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura.
  • ► Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
  • ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • ► Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qendrohet.
  • ► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave të ndryshme madhore.
  • ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • ► Nëse personi që udhëton me grup nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
  • ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
  • ► Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
  • ► Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit.
  • ► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokale që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
  • ► SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga shërbimi i guidës, në bazë të mundësive tuaja mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit tonë!

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI