

3 ditë me autobus dhe guidë
Nisja nga Tirana në orën 23:00 (1 ditë para datës së nisjes). Nisja nga Durrësi në orën 23:30 (1 ditë para datës së nisjes). Vazhdojmë udhëtimin drejt Athinës nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së procedurave vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të Athinës me ndalesa për pushim gjatë rrugës. Mbërritja në Athinë pasdite. Vizitë në disa nga pikat kryesore në afërsi të qendrës si Sheshi Sintagma, ku ndodhet ndërtesa e parlamentit. Fillimisht ai u konceptua si një pallat mbretëror dhe për disa kohë në të jetoi mbreti Otto i Bavarisë. Për nder të kushtetutës së re, vendit iu dha emri Syntagma (Sheshi i Kushtetutës). Akomodimi në hotel në mbrëmje. Kohë e lirë për të konsumuar darkën në qytet. Akomodimi bëhet në Athinë ose në Pire.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të vizitojmë Parkun arkeologjik "Akropoli", i ndërtuar gjatë kohës së Perikliut dhe model për ndërtesat e këtij lloji në të gjithë Greqinë. Gjithashtu vizitojmë teatrin muzikor Odeon, i cili mund të strehonte deri në pesë mijë spektatorë. Më pas vizitojmë Kullën e Erërave, një kullë tetëkëndëshe që shërbente si orë qyteti. Vazhdojmë vizitën në Agora, në këmbët veriperëndimore të Akropolit, dikur vendtakim i rëndësishëm administrativ, kulturor, politik dhe social. Më pas vizitë në Tempullin e Zeusit Olimpik dhe Harkun e Hadrianit, i cili u ngrit si një portë që lidh qendrën e Athinës me pjesën e re të qytetit. Pas vizitave, kohë e lirë për drekë ose shopping.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Shqipërisë duke përshkruar qytetet e Patrës dhe Janinës. Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe drekën. Kalimi i kufirit në pikën doganore të Kakavijës. Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në darkë. Fundi i shërbimit tonë!
Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!
REZERVO TANI