Amsterdam & Bruksel
Amsterdam, Utrecht, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans, Kopshti i Tulipaneve, Bruksel

Amsterdam & Bruksel

4 ditë me avion dhe guidë

4 ditëNga €499
Nga€499/person
REZERVO TANI

Datat e Udhëtimeve

10, 13 Prill€499/person

Programi i Udhëtimit

1

Dita e Parë

Takimi në aeroport me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë, Eindhoven, nisja 06:55, mbërritja 09:55. Transferimi me autobus në Utrecht. Ndalesë për drekë dhe vizitë në Utrecht me mundësi për shopping. Vazhdimi për në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel.

2

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel. Vizitë në fabrikën e birrës Heineken. Sipas dëshirës, shëtitje me anije nëpër kanalet e Amsterdamit (165 kanale, ~100 km). Vazhdojmë në Museumplein ku vizitojmë Muzeun Van Gogh, Rijksmuseum. Pastaj drejtohemi në Dam Square, sheshin kryesor. Kohë e lirë për kanalet, Red Light District, Anne Frank ose Madame Tussauds (opsionale). Kthim në hotel.

3

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Kopshtet e Keukenhof, me mbi 7 milionë lule tulipanesh (hyrje me pagesë extra). Vazhdimi në Volendam, fshati i peshkatarëve. Pastaj Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, fshat-muze me mullinj ere dhe shtëpi tradicionale. Kthim në Amsterdam, akomodim në hotel.

4

Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Nisja me autobus drejt Brukselit (~3 orë). Vizitë panoramike: Grand Place, Manneken Pis, Galeries Royales Saint-Hubert, Atomium (nga jashtë). Kohë e lirë për drekë dhe çokollata/birra belge. Pasdite, transferim në aeroportin Charleroi. Fluturimi Bruksel deri Tiranë 21:00, mbërritja 23:30. Fundi i shërbimit tonë.

Përfshirë në çmim

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje, ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka e papërmendur më sipër
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve përkatëse

Politikat e Fëmijëve

  • Fëmijët 0 deri 1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
  • Fëmijët 2 deri 9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
  • Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • Programi mund të ndryshojë sipas orareve ajrore ose vonesave.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • Akomodimi në dhomë single ka pagesë extra.
  • Për rezervim nevojitet 50% parapagim, pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri.
  • Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore gjatë check-in online.
  • Çmimet e aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë.
  • SUGJERIM: Nëse ngeleni të kënaqur nga guida, mund të lini bakshish!

Gati për të rezervuar?

Na kontaktoni tani për të siguruar vendin tuaj!

REZERVO TANI